PERPUNIMI NUMERIK I THELLUAR I SINJALEVE

 

PERPUNIMI NUMERIK I THELLUAR I SINJALEVE

 

Kodi i lëndës

Semestri

Kreditet e lëndës

Kredite

Leksione

Ushtrime/

Seminare

Laboratore

Detyra

 

II

2

1

-

1

4

 

Titullari i lëndës: Hasan Mucostepa, Profesor

 

Objektivat e lëndës

 

 

Lënda ka për qëllim të japë njohuritë bazë mbi metodat e perpunimit te sinjalit, te cilat jane te domodoshme per analizen e sistemeve numerike dhe implementin e aplikacione te ndryshme.

 

Programi i lëndës

 

 

Derivuesi, shfazuesi ideal, interpolimi me DFT, heqja e perseritjeve spektrale, interpolimi zero padding, llogaritja e DFT. FFT, FFT 2D, interpretimi i vetive për sinjalet 2D, fluturat, okupimi i memories, filtrimi dhe segmentimi i sekuencave te pafundme, FFT me baze 4. Rivendosja e sinjalit, interpoluesi linear, kuadratik dhe spline; interpoluesi kubik, kuantizimi dhe interpolmi jouniformë. Shnderrimi i Hilbertit, vetitë, lidhjet midis pjesës reale dhe imagjinare të sinjaleve; modulit dhe fazës, filtrat e Hilbertit.  Shndërrimi diskret kosinusiodal e sinusoidali i sinjaleve 2D, ngjeshja e figurave me DCT. Shndërrimi diskret Hadamard-Walsh, shembuj nga telefonia e levizshme dhe përpunimi i figurave. Shndërrimi diskret Haar, shndërrimi slant dhe SVD. Shndërrimi Karhunen-Loeve, shndërrimi AKK dhe KLT. Analiza kohë-frekuencë. Shndërrimi STFT dhe shndërrimi valor, familjet e funksioneve tipik që përdoren në shndërrimet valore. Shndërrimi i vijueshëm valor (CWT) dhe shndërrimi diskret vaalor (DWT), diskutimi shkallëzim-cvendosje. DWT, kokdimin e nënbandave, bandat e analizës dhe sintezës së sinjaleve 2D, perdorimi i DWT per perpunimin dhe ngjeshjen e te dhenave. Analiza me shumë rezolucione, piramidat, hapësira e përafrimit. Paketat valore dhe ngjeshja e figurave. Kodimi i nënbandave, mbikampionimi, nënkampionimi, bllokskema e analizës dhe sintezës. Kampionimi i përshtatur, kodifikimi me parashikim, interpolimi. Kodimi me modulim diferencial, kodimi me modulim delta dhe gjatësi të ndryshueshme fjalësh. Entropia e burimit, menyrat e kodimit dhe raporti sinjal/zhurme i kanalit. Perpunimi hapesinor, filtrimi, maskat dhe gradienti. Filtrat me pasqyrë kuadratike, filtri enfazë dhe omomorf, përdorimi i bashkësive të buta. Filtrimi hapesinor i figurave, dualiteti filtrim hapësinor në rrafshin e frekuencave. Filtrat numerik FIR dhe IIR, filtrat me simetri qarkulluese, llogaritja e filtrave. Sinjalet chirp dhe shnderrimi z chirp, zbatimi në matjen e parametrave akustik të sallave dhe në sistemet e radarit. Filtrat eliptike, funksionet dritare Hanning, Hamming, Blackman, Lancos, Ceibishev e Dolp, Kaiser e Kapelini. Filtrat me kampionim në frekuencë, kushtet e optimizimit. Filtrimi enfazë dhe ai omomorf. Krahasimi i tipave të filtrave.

 

Literatura e rekomanduar për lëndën

 

 

H. Muçostepa, Përpunimi Numerik i Sinjaleve 2009, Botimet Enciklopedike, STASH 2204-84;

 

R. Chassaing, D. Reay, Digital Signal Processing and Applications with the TMS320C6713 and TMS320C6416 DSK (Topics in Digital Signal Processing), Second Edition 2008, John Wiley and Sons. Inc  ISBN: 978-0-47013866-3;

 

 

 

Sanjit K.Mitra, Digital Signal Processing: a computer-based approach, Second Edition 2001, McGraw-Hill ISBN: 0-07-118175-X;

 

Sanjit K.Mitra, Digital Signal Processing Laboratory using Matlab, 2000, McGraw-Hill ISBN: 0-07-116592-4;

 

 

 

E. W. Kamen, Signals and system using the WEB and Matlab, 3E; (Literaturë ndihmëse)

2007, Prentice Hall, ISBN: 0-13-168737-9;

A.V. Oppenhein; Alan S Willsky; “Signals and Systems” 2E;  (Literaturë ndihmëse) 1997, Prentice hall ISBN:7-302-03058-8;

 

<<< kthehu pas<<<

 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka