PËRPUNIMI I TË DHENAVE MULTIMEDIALE

PËRPUNIMI I TË DHENAVE MULTIMEDIALE

 

Kodi i lëndës

Semestri

Kreditet e lëndës

Kredite

Leksione

Ushtrime/

Seminare

Laboratore

Detyra

 

I

4

2

1

1

8

 

Titullari i lëndës: Indrit Enesi, Prof. Asoc.

 

Objektivat e lëndës

 

 

Lënda ka për qëllim të japë bazat e gjeneratës së sinjaleve video numerike dhe teknika të avancuara në sistemet e komunikimit. Teminonologjia e përpunimit numerik të figurës dhe sinjalit video, kampionimi hapësiro-kohor, analiza e lëvizjes, modelet parametrike të lëvizjes, teknikat e filtrimit të zhurmave, vizioni stereo, përpunimi multispektral, gjeometria fraktale, segmentimi i objekteve, standartet e kompresimit JPEG dhe MPEG.

 

 

Programi i lëndës

 

 

Sinjalet dhe sistemet 2D, simetria 2D dhe periodiciteti, Eigenvektoret, Eigenvlerat, sistemet e pandryshueshëm në hapësirë. Transformimi Fourie 2D, TF 2D i sinjaleve analoge, diskrete, vetitë. 2D DFT, simetria, vetitë. FFT per sinjalet 2D, algoritmi i transformimit të kundërt, implementimi. Transformimi Z, vetitë. Perceptimi i figurës, drita, ndriçimi, luminanca, kontrasti, HVS, brezat e Machut, MTF e sistemit vizual, funksioni i shikueshmërisë në një skenë, modeli i shikimit monokromatik. Paraqitja e ngjyrave, ndriçimi, nuanca, ngopja, përputhja dhe riprodhimi i ngjyrave, mbledhja/zbritja e ngjyrave, ligjet e tranzicionit, diagrama e ngjyrësisë, matja e diferencës së ngjyrave. Operatorët e përmirësimit të figurës, operatorët pikësorë, zbërthimi binar, kompresimi i zonës dinamike, negativizimi numerik, zgjerimi i kontrastit, diferenca e figurave, detektimi i ndryshimeve, modelimi i histogrames. Operatorët hapësinore të përmirësimit të figurës, filtri i kalimit të ulët, të mesëm, të lartë, mesatarja hapësinore, zvogëlimi direksional, filtri i mesit, maskimi i thyerjeve, raporti i invertuar i kontrastit, shkallëzimi statistikor, zmadhimi, interpolimi. Operatorët e Transformimeve, filtrimi i Përgjithshëm Linear, Filtri Gaussian Invers, filtrimi rrënjë, filtri Cepstrum i përgjithësuar, filtrimi Homomorfic, transformimi Homomorfic, raporti i Intensitetit, raporti i logaritmeve, komponentët kryesore, ngjyrat false, pseudongjyrat, përmirësimi i figurave me ngjyra. Kolorimetria, rrethi i Njutonit, trekëndëshi i Makswellit, Përzierjet mbledhëse/zbritëse të ngjyrave, sistemet koordinative të ngjyrave, RGB, CMYK. Sistemet TV PAL, SECAM, NTSC. Kompresimet, komponentët, kompresimi me/pa humbje, kodimi i entropisë, kodimi me parashikim, parashikuesit optimale, DPCM. Kuantizuesit, kuantizuesit skalar, kuantizuesit vektorial, kuantizimi adaptiv, modulimi delta në kodimin e zërit. Transformimet Diskrete, transformimet trigonometrike, DCT, transformimi valëzor, transformimi Hotelling. Maskimi i luminancës, sensitiviteti i kontrastit, zhurma Gaussiane, AWGN, maskimi i frekuencës, maskimi kohor, maskimi i ngjyrave. Maskimi i ngjyrave, korrektimi gamma, modeli HSI, YUV, YIQ, YDbDr, YCbCr,  maskimi i ngjyrave në kompresimin video, vlerësimet objektive/subjektive, kuantizimi IGS. Gjeometria fraktale, IFS, transformimet kontraktive, gjenerimi i figurës nëpërmjet IFS, algoritmi IFS, kodimi i figurave nëpërmjet IFS, metoda direkte, metoda me particionim, PIFS i figurave natyrale, dekodimi PIFS, projektimi i blloqeve fraktale. Kodimi i nënbrezave, zberthimi i nënbrezave, QMD, analiza multirezolucionale, stabiliteti, metoda update-first, dritarja parashikuese 2D. Standarti JPEG, veçorite JPEG, modulet e operimit, moduli sekuencial DCT, moduli progresiv DCT, moduli hierarkik, moduli pa humbje, ndarja luminancë/krominancë, implementimet e JPEG. Vizioni stereo, problemi i korrespondencës, problemi i rindërtimit, sistem i thjeshtë stereo, parametrat e sistemit stereo, kalibrimi, korrespondenca, gjeometria epipolare, vijat epipolare, matrica esenciale E, Matrica themelore F. Modelet e Lëvizjes Tre-Dimensional. Formimi gjeometrik i figurës, projektimi në perspektivë, projektimi ortografik, formimi fotometrik i figurës, modeli i reflektimit Lambertian, efektet fotometrike të lëvizjes 3-D. Lëvizja 2D vs. lëvizjes së dukshme, lëvizja 2D, korrespondenca dhe rrjedha optike, vlerësimi i lëvizjes 2D, problemi i mbulimit, problemi i hapjes, modelet e fushave 2D. Metodat që Përdorin Ekuacionet e Rrjedhave Optike. Ekuacionet e Rrjedhës Optike. Metodat Diferenciale të Rendit të Dytë. Modeli i Lëvizjes në Bllok. Metodat Horn dhe Schunk. Vlerësimi i Gradientit. Metodat e Përshtatjes. Spektri Furie Hapësiro – Kohor. Lëvizja Globale me Shpejtësi Konstante. Lëvizja Globale me Nxitim. Filtrimi  Analog i Hapësirës së Lëvizjes. Trajektorja Arbitrare e Lëvizjes. Lëvizja Globale me Shpejtësi Konstante dhe me Nxitim. Filtrimi Ndërmjet Frameve. Filtrimi LMMSE. Filtrimi i Drejtuar. Filtrimi i Mesëm dhe i Peshuar. Modelimi. Turbulencat Hapesinore Shift – Invariante. Kodimi 3-Dimensional Valor. Transformimi  3-D. Kodimi Valor me Kompensim – Lëvizje. Transformi MC. Standartet e Kompresimit H.26. MPEG-1, MPEG-2, MPEG-3, MPEG-4.Sistemet Video Numerike. Videokonferencat. Multimedia dhe Video Interaktive. Televizioni Numerik. Standartet e Studiove Dixhitale. Sistemet e Avancuara TV Hibride. Videofonia. Rekomandimet ITU H.263, standarti ISO MPEG-4.

 

Literatura e rekomanduar për lëndën

 

 

M. Tekalp, Digital Video Processing 1995, Prentice Hall, ISBN: 0-13-190075-7;

 

E. Trucco, A. Verri, Introductory Techniques for 3-D Computer Vision 1998, Prentice Hall, ISBN:0-13-267708-2;

 

R. Gonzales, R. Woods, Digital Image Processing, 2nd edition, 2001, Prentice Hall, ISBN: 0-201-18075-8;

 

Y. Q. Shi, H. Sun, Image and Video Compression for Multimedia Engineering, 2nd edition

2008, Taylor & Francis Group, ISBN: 978-0-8493-7364-0;

 

E. R. Davies, Computer and Machine Vision, Theory, Algorithms, Practicalities, 4th edition,

2012, Elsevier, ISBN: 978-0-12-386908-1;

 

<<< kthehu pas<<<

 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka