INXHINIERIA E AVANCUAR E ANTENAVE

INXHINIERIA E AVANCUAR E ANTENAVE

Kodi i lëndës

Semestri

Kreditet e lëndës

Kredite

Leksione

Ushtrime/

Seminare

Laboratore

Detyra

 

I, II

4

2

1

1

8

 

Titullari i lëndës: Elson Agastra, PhD

 

 

Objektivat e lëndës

 

 

 

Lënda ka për qëllim të japë njohuritë bazë për përdorimin dhe projektimin e antenave dhe sistemeve të telekomunikacionit të lidhura ngushtë me transmetimin dhe marrjen e valëve elektromagnetike duke filluar nga antenat elementare, antenat me hapje dhe deri tek antenat me brez të gjerë. Do të përshkruhen në detaje parametrat kryesorë të antenave si dhe kuptimi që ato kanë për sa i përket projektimit të sistemeve të komunikimit.

Një vend te vecantë zë studimi dhe projektimi i grupeve të antenave (antenna array) si dhe vantazhet që ato sjellin në fushën e telekomunikacioneve duke paraqitur edhe ato që njihen me emrin si antena inteligjente (smart antennas).

 

 

Përmbajtja

 

 

 

Koncepte bazë: Koncepti fizik i rrezatimit të valëvë elektromagnetike; Zona e afërt reaktive, zona e afërt e rezatimit (Fresnel), zona e largët (Fraunhofer); Diagrama e drejtimit; Direktiviteti dhe perforcimi i antenës; Lartësia dhe sipërfaqia efektive e antenës; Rendimenti; Polarizimi; Rezistenca në hyrje, VSWR; EIRP.

Antenat elementare: Dipoli elektrik; Dipoli magnetik; Rrezatimi në prani të sipërfaqeve metalike dhe teorema e imazhit. Antenat fill dhe metoda e momenteve: Antena me gjysëm gjatësi vale; Antena Yagi-Uda; Antena log-periodike. Antenat me hapje (Aperture antennas); Parimi i rrezatimit të Huygens; Rrezatimi nga valëpërcjellës të hapur; Antena hink (horn antenna); Antenat pasqyrë (reflector antennas) me një dhe dy pasqyrime. Antenat me brez të gjerë (Broadband antenna): Antenat e pavarura nga frekuenca, parimet; Antena spirale; Antena helikoidale; Antena bi-konike; Antena Yagi-Uda dhe log-periodike nën këndëvështrimin e antenave me brez të gjerë. Antenat planare (Patch antenna): Antena patch drejtëkëndëshe dhe rrethore; Fider i antenave patch. Svogëlimi i përmasave të antenave planare: Ngarkimi kapacitiv dhë induktiv; Ngarkimi me dielektrik.

Rrjet antenash (Antenna array): Rrjet 1D antenash dhe formimi i beam-it; Antena Broadside dhe Endfire; Rrjet 2D antenash; Rrjetat e fazuara (Phased Array); Rrjete antenash multi-beam; Rrjet 3D antenash, koncepte (conformal antenna array); Rrjet i ushqimit të antenave në rrjet. Rrjetet e antenave dhe antenat inteligjente (Smart antennas); Formimi i beam-it dinamik. Sistemi MIMO (multiple In - Multiple Out): Përhapja e valëve në ambient real; Rrezatimi në prani të terrenit; Përthyerja e valëve; Difraksioni; Zonat e errëta. Antenat për stacione radio bazë: Antena me beam fiks; Antenat modulare me përforcim të lartë.

 

 

 

Literatura e rekomanduar

                       

E. Agastra, "Inxhinieria e Avancuar e Antenave, Leksione", Tiranë, 2013

 

E. Agastra, "Inxhinieria e Avancuar e Antenave, Ushtrime të zgjidhura", Tiranë 2015

 

C. A. Balanis, “Antenna Theory Analysis and Design”, 3ed, Wiley & Sons, 2005, ISBN: 0-471-66782-1

 

F. Ulaby, E. Michielssen, U. Ravaioli, "Fundamentals of Applied Electromagnetics" 6th Ed. 2010, ISBN: 978-0132139311

 

Z. N. Chen and K. M. Luk, “Antennas for Base Station” McGraw-Hill, 2009, ISBN: 978-0-07-161288-3

 

R. J. Mailloux, “Phased Array Antenna Handbook”, 2ed, Artech House 2005, ISBN: 1-58053-689-1

 

R. L. Haupt, “Antenna Arrays, a Computational Approach” Wiley & Sons, 2010, ISBN 978-0-470-40775-2

<<< kthehu pas<<<

 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka