Dekani dhe Zv.Dekani
Organet drejtuese
Administrata
Departamentet
Misioni i FTI
Administrata

Administrata qendrore

Universiteti Politeknik i Tiranës
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit

Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Fax: +355.42.278159

Roli i administratës në sistemin universitar ka pësuar një transformim të madh që e ka bërë atë të aftë të luajë një rol shumë të rëndësishëm për të përmirësuar infrastrukturën, si nga pikëpamja organizative, ashtu edhe nga pikëpamja metodologjike.

Kështu administrata në FTI është një strukturë racionale për të përmbushur sa më mirë detyrat e planifikimit financiar të buxhetit të fakultetit, në shërbim të studentëve dhe të stafit akademik.

Metodologjia e personelit të administratës synon rritjen e ndjenjës së përgjegjshmërisë për të arritur rezultate të mira në punë, si dhe për të rritur gadishmërinë në shërbim të studentëve dhe të stafit akademik.

Objektivat e reja në punën e administratës në FTI lidhen me kalimin nga një sjellje burokratike dhe me vonesa në shërbim, në një sjellje menaxhuese për të siguruar shërbime me cilësi, duke informatizuar sistemin e sekretarisë mësimore.

 

Kancelari

Kancelari është personaliteti që garanton zbatimin e ligjshmërisë, të transparencës dhe të mbarëvajtjes së gjithë aktivitetit të administratës së FTI. Kancelari është përgjegjës për aktivitetin e degës së financës, të personelit të shërbimit, për koordinimin dhe kontrollin e gjithë personelit tekniko-administrativ në fakultet.

Luljeta Xhango


Diplomuar në Ekonomi për Industri

e-mail: xhangol@yahoo.com

Dega e Financës

Universiteti Politeknik i Tiranës
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit

Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159

Dega e Financës në FTI është një strukturë racionale për të përmbushur sa më mirë detyrat e planifikimit financiar të buxhetit të fakultetit, në shërbim të studentëve dhe të stafit akademik.

Personeli i degës së financës punon me ndjenjë të lartë përgjegjshmërie për të zbatuar aktet ligjore në aspektin financiar të aktiviteteve të fakultetit,  për të patur rezultate të mira në punë, si dhe u shërben me gadishmëri studentëve dhe stafit akademik.

 

Përgjegjëse e Degës së Financës

Përgjegjësja e degës garanton zbatimin e ligjshmërisë dhe të mbarëvajtjes së gjithë aktivitetit të degës së financës në FTI. Ajo është përgjegjëse për aktivitetin e degës së financës, të personelit të degës.

 

Sekretaria mësimore

Universiteti Politeknik i Tiranës
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit

Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159

Sekretaria mësimore në FTI është një strukturë racionale për të përmbushur sa më mirë detyrat e organizimit të procesit mësimor të fakultetit, në shërbim të studentëve dhe të stafit akademik.

Personeli i sekretarisë mësimore punon me ndjenjë të lartë përgjegjshmërie për të zbatuar statutin e UPT, Rregulloren e UPT në procesin e mësimdhënies në gjithë aktivitetet e fakultetit,  për të patur rezultate të larta në punë, si dhe u shërben me përkushtim studentëve dhe stafit akademik.

Kryesekretare në FTI

 Kryesekretarja e FTI garanton zbatimin e ligjshmërisë dhe të mbarëvajtjes së gjithë aktivitetit të sekretarisë mësimore në FTI. Ajo është përgjegjëse për aktivitetin e sekretarisë, të korrektësisë së mbajtjes së dokumentacionit, si dhe të informimit të studentëve dhe stafit akademik.

 

Estela Ferko            

Diplomuar në Drejtësi

e-mail: eferko@fti.edu.al

 

Sekretare në FTI

Sekretarja e FTI zbaton ligjshmërinë dhe punon për mbarëvajtjen e gjithë aktivitetit të sekretarisë mësimore në FTI. Ajo është përgjegjëse për korrektësinë e plotësimit dhe mbajtjes së dokumentacionit, si dhe të informimit të studentëve dhe stafit akademik.

 

Dorina Xhoxhi
Diplomuar në Gjuhë – Letërsi
e-mail: dorinaxhoxhi@yahoo.com

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2016 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka