Regjistrimi on line

GUIDE PËR REGJISTRIMIN ON-LINE TË STUDENTËVE TË FTI NË SEZONIN E POSAÇËM TË PROVIMEVE 11-23 MAJ 2015

 

 

1. Regjistrimi i studentëve të FTI në sezonin e posaçëm 11-23 Maj 2015 do të kryhet On-Line në faqen web zyrtare të FTI: www.fti.edu.al në periudhën 6 deri 8 Maj 2015 (afati i fundit ora 24:00, e datës 8 Maj 2015).

 

2. Brenda faqes web të FTI, tek Gjendja e studentit.

 

3. Në faqen e regjistrimit që ju del, shfaqet sesioni i hyrjes me autentikim për regjistrimin në provime në menyrë individuale dhe të personalizuar për çdo student :

 

 

Studenti duhet shkruajë ID dhe fjalëkalimin e tij.

 

4. Mbasi hyn në ambjentin e tij, studenti duhet të hyje tek TAB-i “Sesioni i Provimeve”.

 

5. Brenda faqes që hapet studenti mund të regjistrohet (shtojë) deri në maksimumi tre provime një nga një. Per tu regjistruar (shtuar) në një provim, hapat do të jenë këto:

 

o Shtypet butoni “Shto provim

o Tek dritarja “Lista e Provimeve” që hapet, klikoni për të parë listën e provimeve që mund të jepni në këtë sezon, datën, orën:

 

 

 

 

 Në dritaren që del me listën e lëndëve, zgjidh vetëm një lëndë duke klikuar mbi emrin e saj.

 

 

Më pas do të dalë dritarja për konfirmimin e provimit të zgjedhur. Shtypni OK për konfirmim ose Anulo për anullimin e provimit.

 

 

 

 

Pasi konfirmohet provimi i zgjedhur, ju shfaqet në ambjentin tuaj, dritarja që përmban listën e provimeve të zgjedhura deri më tani si p.sh: në figurë:

 

 

 

 

Nëse dëshironi të fshini një provim të zgjedhur më parë, nga lista që ju del, shtypni butonin “Fshi Provim” dhe do ndiqni procedurën e kundërt me atë të shtimit të provimit.

 

6. Përsërisni hapat e pikës (5) për regjistrimin e provimeve të tjera. Mund të regjistroheni deri në tre provime maksimalisht.

 

7. Pasi mbarohet procedura e regjistrimit, dilni nga sesioni juaj duke shtypur Logout”.

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2017 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka