BIBLOTEKA E FTI, TITUJT E LIBRAVE

 

Kliko këtu: Katalogu online - kërkim për libra dhe materiale studimi

 

Bibloteka e FTI, e ndodhur në katin e parë të korpusit qëndror, ofron mundësinë e regjistrimit për studentët dhe stafin.

 

Bibloteka ka në vazhdimësi tituj të rinj që mbulojnë fushat respektive të drejtimeve Elektronikë, Informatikë dhe Telekomunikacion.

 

Informacioni i plotë për titujt e librave, mund të merret pranë biblotekës, por një pjesë e titujve të librave, që mund të përdoren si literaturë bazë apo ndihmëse për një pjesë të madhe të lëndëve që zhvillohen në programet e studimit Bachelor dhe Master në FTI, mund të gjendet edhe në dokumentat bashkëlidhur si më poshtë:

 

Bibloteka FTI_Titujt e Librave Janar 2014

 

Bibloteka FTI_Titujt e Librave Tetor 2013

 

Bibloteka FIE_FTI_Titujt e librave_Pjesa 1

 

Bibloteka FIE_FTI_Titujt e Librave_Pjesa 2

 

Bibloteka FIE_FTI_Titujt e Librave_Pjesa 3

 

Bibloteka FIE_FTI_Titujt e Librave_Pjesa 4

 

Bibloteka FIE_FTI_Titujt e Librave_Pjesa 5

 

Bibloteka FIE_FTI_Titujt e librave_Pjesa 6

 

Tituj të tjerë librash dhe informacion për biblotekën online mund të gjendet në faqen e Universitetit Politeknik, www.upt.al.

 

 

Bibloteka Shkencore e UPT.

 

Me vendim Nr. 11, datë 01.06.1995, të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Biblioteka e Universitetit Politeknik, është riemëruar Biblioteka Shkencore e Universitetit Politeknik.

 

Biblioteka Shkencore është pjesë e strukturës dhe në vartësi direkte të Rektoratit të Universitetit Politeknik. Biblioteka, me aktivitetin e saj, i shërben proçesit mësimor, punës kërkimore shkencore dhe u ofron literaturë stafit akademik, punonjësve shkencorë dhe specialistëve të fushave të ndryshme të prodhimit, si dhe studentëve të Universitetit Politeknik.

 

Biblioteka Shkencore e kryen aktivitetin e saj në përputhje me rregulloren, e cila miratohet nga Rektorati i Universitetit Politeknik.

 

Katalogu elektronik:

Për herë të parë në historinë e Bibliotekës Shkencore të Universitetit Politeknik, që prej vitit 2008 po krijohet Skedari Elektronik, duke përdorur Programin ProCite 4.0. 

 

 

Shërbimet:

 Orari i shërbimit për përdoruesit:

  • Biblioteka është e hapur nga e Hëna në të Premte nga ora 8°° - 19°°. Ditën e Shtunë nga ora 8.30- 14°°.

 

Shërbimet referencë që ofron biblioteka janë:

  • Shërbim të drejtpërdrejtë: informacioni i plotë që u jepet përdoruesve të saj, për çdo problematikë që kërkohet.

 

  • Shërbime indirekte: që përfshin krijimin e katalogëve, bibliografive dhe të gjitha referencave ndihmëse, të cilat ndihmojnë përqasjen e përdoruesve për këto koleksione.

 

Biblioteka ofron këto shërbime:

 

Përdorimi i materialeve të bibliotekës kryhet me huazim, si dhe në sallat e leximit, kur materialet nuk huazohen.

 

 

Shërbimi i koleksioneve të librave, të periodikut, të literatures referuese (enciklopedi, fjalorë, libra unikë, dizertacione) dhe qasje me literaturë në format elektronik.

 

Mbështetur në LIGJIN Nr.8576, datë 3.2.2000 Për Bibliotekat në Republikën e Shqipërisë, kreu II “Të drejtat dhe përgjegjësitë e shtetasve për përdorimin e shërbimeve bibliotekare”

 

Përdoruesi i bibliotekës ka të drejtë:

 

  • 1- të marrë informacion për koleksionet e bibliotekës dhe për koleksionet e bibliotekave të tjera nëpërmjet mjeteve tradicionale dhe elektronike të informacionit bibliotekar;

 

  • 2- të ndihmohet për kërkim dhe zgjedhje të botimeve informative;

 

  • 3- të shfrytëzojë koleksionet e bibliotekës në mjediset e saj, të fotokopjojë dhe të huazojë materiale bibliotekare, sipas rregullores së bibliotekës;

 

  • 4- të huazojë materiale ose fotokopje të tyre nga bibliotekat e tjera, brenda dhe jashtë vendit, nëpërmjet shërbimit ndërbibliotekar.

 

  • 5- e drejta për shërbim dhe informacion bibliotekar sigurohet falas dhe në mënyrë të barabartë për të gjithë përdoruesit e bibliotekave shtetërore.

 

  • 6- përdoruesit detyrohen të respektojnë rregulloren e bibliotekës.

 

Ata që shkelin këtë rregullore dhe sjellin dëm material dhe ekonomik, e shlyejnë atë në masën dhe në formën e duhur, sipas legjislacionit n class=ë fuqi.

 

 

Anëtarësimi kryhet mbi bazën e dokumentacionit të poshtëshënuar:

 

  • Dokument identifikimi (kartë identiteti / pasaportë);

 

  • Dy foto të formatit të vogël;

 

  • Vërtetim nga njësia bashkiake për adresën e banimit

 

  • Vërtetim nga sekretaritë mësimore të fakulteteve përkatëse për studentët e Universitetit Politeknik.

 

Në vitin 2008 në kuadrin e eIFL- Konsorciumit të bibliotekave shqiptare, të gjitha dekanatet, departamentet, institutet dhe bibliotekat e fakulteteve të Universitetit Politeknik, kanë qasje (open access) në Internet për të konsultuar në rrugë elektronike (on line) e-books, e- journal, kumtesa, statistikat e OECD (Organization for Economic Cooperation and Development) nëpërmjet OECD-ilibrary. 

 

Mund të Konsultohen këto adresa:

www.bg.agh.edu.pl
http://journals.iop.org
http://uk.cambridge.org
http://www.journals.cambridge.org
http://dictionary.oed.com
http://dictionary.oed.com/general/privacy.html
http://dictionary.oed.com/help/
http://dictionary.oed.com/tour
http://dictionary.oed.com/help/worksheets
http://dictionary.oed.com/pdfs/oed-brochure.pdf
http://trialpremium.oxfordreference.com ose www.oxfordreference;
http://www.oxfordreference.com/pages/VEDsamples
http://www.oxfordreference.com/pages/samplep14
http://www.oxfordreference.com/pages/sample12
http://www.oxfordreference.com/views/HELP.html/help/h85

http://www.oxfordreference.com/pages/demo
http://www.oxfordreference.com/pages/premium
http:// www.erudit.org/
www.erudit.org-English.description

 

Informacioni i përditësuar për biblotekën shkencore mund të gjendet në:

 

http://www.upt.al/index.php?option=com_content&view=article&id=100&Itemid=145&lang=sq

 

 <<< kthehu pas<<<

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2017 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka