Departamenti i Elektronikës dhe Telekomunikacionit
NJOFTIM
Studentët e drejtimeve:
Bachelor në Inxhinieri Elektronike
Bachelor në Inxhinieri Telekomunikacioni
Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike
Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni
Master Profesional në Teknologji Informacioni
Kontrolli i parë i diplomës do të zhvillohet deri më 15 Prill 2024.
Kontrolli i dytë i diplomës do të zhvillohet deri më 10 Maj 2024.
Kontrolli i tretë i diplomës do të zhvillohet më 03 Qershor 2024, ora 9:00, salla 304, FTI.
Data e mbrojtjes së diplomës do të saktësohet në një njoftim tjetër në vijim. Sipas strukturës mësimore do të jetë në periudhën 24.06.2024 - 05.07.2024.
Çdo student për të realizuar kontrollin e parë duhet:
Të kontaktojë me pedagogun me të cilin ka renë dakord për të udhëhequr dhe zhvilluar punimin e diplomës (lista e pedagogëve më poshtë);
Të vendosin bashkarisht temën/fushën ku do të punojnë për zhvillimin e punimit të diplomës;
Çdo student për të realizuar kontrollin e dytë duhet
Të ketë kryer kontrollin e parë;
Studenti duhet të paraqes të miratuar nga udhëheqësi (firmosur nga studenti dhe udhëheqësi) rreth 40-60% të punimit të diplomës dhe faqet e para të plotësuara (http://www.fti.edu.al/pages/122);
Materiali i firmosur nga studenti dhe udhëheqësi, të skanohet (fotografohet);
(*) Ngarkimi i materialit është i mundur vetëm me kredencialet zyrtare të studentit në domain @fti.edu.al
Çdo student për të realizuar kontrollin e tretë duhet:
Të ketë kryer kontrollin e parë dhe të dytë;
Studenti duhet të paraqes të miratuar nga udhëheqësi (firmosur nga studenti dhe udhëheqësi në origjinale, jo fotokopje apo e skanuar) të gjithë punimi e diplomës në format libër bazuar në formatin e faqosjes së publikuar në faqen web http://www.fti.edu.al/pages/122 me tre faqet e para të plotësuara me kompjuter;
Bashkëlidhur punimit një CD me të gjithë materialin e punimit;
Çertifikatë personale ose familjare (e marrë nga e-albania);
Vërtetim nga biblioteka shkencore e UPT që nuk ka detyrime të pa shlyera;
Ta dorëzojë materialin e firmosur (nga studenti dhe udhëheqësi) më datë 03 Qershor 2024, ora 09:00, fizikisht në ambientet e fakultetit.
Shënim për rikujtesë në plotësimin korrekt të tre faqeve të para:
Tre faqet e para duhet të jenë të plotësuara në të gjitha pjesët e tyre vetëm me kompjuter (jo shkrim dore apo stilolaps).
data e kontrollit të parë është 15 Prill 2024, dhe kontrolli është zhvilluar nga udhëheqësi;
data e kontrollit të dytë është 10 Maj 2024, dhe kontrolli është zhvilluar nga udhëheqësi;
data e kontrollit të tretë është 03 Qershor 2024, dhe kontrolli është zhvilluar nga Përgjegjësi i Departamentit.
Lista e pedagogëve të Departamentit të Elektronikës dhe Telekomunikacionit (rend alfabetik)
Titulli/Grada
Emër Mbiemër
e-mail
Prof. Dr.
Aleksandër Biberaj
abiberaj @ fti.edu.al
Prof. Dr.
Bexhet Kamo
bkamo @ fti.edu.al
Prof. Dr.
Elma Zanaj
ezanaj @ fti.edu.al
Prof. Dr.
Elson Agastra
eagastra @ fti.edu.al
Prof. Dr.
Indrit Enesi
ienesi @ fti.edu.al
Prof. Dr.
Olimpjon Shurdi
oshurdi@ fti.edu.al
Prof. Dr.
Rozeta Miho
rmiho @ fti.edu.al
Prof. Dr.
Vladi Koliçi
vkolici @ fti.edu.al
Prof. Asoc.
Alban Rakipi
arakipi @ fti.edu.al
Prof. Asoc.
Algenti Lala
alala @ fti.edu.al
Prof. Asoc.
Evjola Spaho
espaho @ fti.edu.al
Prof. Asoc.
Ilir Shinko
ishinko @ fti.edu.al
Dr.
Desar Shahu
dshahu @ fti.edu.al
Dr.
Mirjeta Alinçi
malinçi @ fti.edu.al
Dr.
Sanije Çela
scela @ fti.edu.al
Msc.
Anduel Kuqi
anduel.kuqi @ fti.edu.al
Msc.
Erison Ballasheni
eballasheni @ fti.edu.al
Msc.
Gledis Basha
gledis.basha @ fti.edu.al
Msc.
Veranda Syla
vsyla @ fti.edu.al
2024-04-03 16:28:12
SECOND ALBANIAN-ITALIAN SUMMER SCHOOL IN SYSTEMS ENGINEERING