Menaxhim në TIK dhe e - biznes

 

Menaxhim në TIK dhe e - biznes

 

Kodi i lëndës

Semestri

Kreditet e lëndës

Kredite

Leksione

Ushtrime/

Seminare

Laboratore

Projekt

 

I

2

1

0

1

4

 

Titullari i lëndës: Ardiana Sula, M.Sc.

 

Objektivat e lëndës

 

 

Objektivi i këtij cikli mësimor është njohja me platformat e teknologjisë informacionit dhe komunikimit që përdoren për menaxhimin e organizatave të informacionit dhe e-bizneseve. Njohja me strukturën e këtyre platformave, njohja me arkitekturën hardware dhe software për shërbimet e-biznese (e-edukimi, e-gov, e-shërbime) si dhe të kuptuarit si të përcaktohen dhe analizohen elementet e këtyre dizajneve si dhe vlerësimi i parametrave të tyre, përbëjnë objektivin bazë të kësaj lënde. E-bizneset si një inovacion- impakti i ICT dhe e-biznezeve në shoqëri, edukim, në qeverisje, si dhe në lidhjet e krijuara mes bizneseve.

 

Programi i lëndës

 

 

Njohuri të përgjithshme ekonomike dhe ligjore rreth Telekomunikacioneve  dhe Internetit, me referencë në legjislacionin për tregtinë elektronike, detyrimet e ofruesve të shërbimeve të internetit dhe rastet e tjera të detyrimeve që rrjedhin nga përdorimi i internetit. Ligjet për internetin dhe e-Commerce, shkeljet e të drejtave të pronësisë industriale dhe intelektuale, me referencë të veçantë për të drejtën e autorit, markat tregtare dhe patentat; emra domain-sistemit: Regjistrimi dhe format e mbrojtjes, mbrojtjen e të dhënave personale; dokumentet elektronike dhe nënshkrimin dixhital. Njohuri rreth kuadrit të menaxhimit të projekteve;Fazat e projektit dhe ciklit jetësor; proceset e menaxhimit të projektit. Modeli me katër shtresa i përdorur nga Microsoft për zgjidhjen e një problemi që has një organizatë informacioni. Planifikimi dhe organizimi i një projekti; vlerësimi ekonomik dhe financiar të projektit; Menaxhimi i riskut dhe menaxhimi i cilësisë; ofrimit Menaxhimi i projektit: progresi i projektit dhe kontrolli; performancës. E-qeverisja (e-government), platformat e menaxhimit të ri publik dhe korniza e Politikës Evropiane; korniza shqiptare. Përkufizimi eQeveria dhe platformat e ofruara në shërbimet e-gov, cfar është ndarja digjitale. E-Shërbimet (e-services; njohuri rreth disa shërbimeve e-gov: e-prokurimit; e-Demokraci dhe e- Participation; politikat e informimit të të drejtave ndërmjet tregut dhe përdoruesit. Modelet e organizimit dhe strategjitë për e-biznes; njohuri rreth Taxonomive të inovacioni me nivelet e detyrimeve për firmat dhe për industritë, dinamika e inovacionit (ciklet jetësore të teknologjisë, standardet dhe dizenjimet dominuese në këtë fushë, strategjitë për produktet bazuar në standarde. Lidhja ndërmjet menaxhimit strategjik dhe menaxhimit të inovacionit. Strategjitë e inovacionit si rritje e kompetencave (Kërkim&Zhvillim i brendshëm, në bashkëpunim me organizata të tjera). E-biznes si një inovacion. Impakti i TIK dhe e-biznes në marrëdhëniet e firmave dhe firmave internacionale (proceset e bizneseve dhe format më të përhapura në organizatat industriale). Strategjia e TIK-ut në organizatat e informacionit për ofrimin e shërbimeve të reja. Arkitekturat Web të e-biznes; transaksionet, komponentet, dhe arkitekturat; një model të projektimit për arkitekturat E-Busines arkitekturave; Legjislacioni shqiptar në fushën e komunikimeve elektronike, Strategjia Ndërsektoriale për Shoqërinë e Informacionit. Zhvillimi i shërbimeve e-biznes; Metodologjitë kryesore për standartizimin; standartet kryesore të vlerësimit; aksesueshmëria, përdorimi, arkitektura ëeb; komponentet  dhe llojet kryesore; përshkrim i përgjithsëm i elementeve kryesore duke përfshirë: ëeb servera, server të bazave të të dhënave, server e aplikacioneve,; teknologjive Ëeb Basic (XHTML, CSS, etj); Siguria e sistemeve kompjuterike; sulmet tekbnologjike dhe jo-teknologjike, analizimi i riskut, teknikat bazë për mbrojtjen e sistemeve TIK, përdorimi i fljalëkalimeve; autentifikuesit hardëerikë, siguria e rrjetave (principet), kontrolli i aksesimit në rrjeta, sistemet e dedektimit të ndërhyrjeve (IDS); siguria e aplikacioneve në internet, siguria e e- bizneseve, siguria e e-maileve.

 

Literatura e rekomanduar për lëndën

 

A. Sula, Leksione të shkruara, 2011;

 

Keneth C.Laudon, Carol G. Traver, Management Information Systems, Prentice Hall; ISBN-10: 0132142856;

 

William Eggers, Government 2.0: Using Technology to Improve Education, Cut Red Tape, Reduce Gridlock, and Enhance Democracy, Rowman & Littlefield Publishers, ISBN-10: 0742541762;

 

Gwen Solomon, Lynne Schrum, Web 2.0: How-To for Educators, ISTE, ISBN-10: 156484272X;

 

Tony Smith, Seth Bates, SharePoint 2007 User's Guide: Learning Microsoft's Collaboration and Productivity Platform, Apress, ISBN-10: 1590598296;

 

Dux Raymond Sy, SharePoint for Project Management: How to Create a Project Management Information System (PMIS) with SharePoint, O’Reilly Media, ISBN-10: 059652014X;

 

Microsoft , A platform for Local Government Services, 2009, Microsoft;

 

AKSHI, Kuadri ligjor në fushën e telekomunikacioneve në Shqipëri.

 

<<< kthehu pas<<<

 

 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka