DII-KONTROLLI I DIPLOMËS, SEZONI I VERES 2022

 

Studentët e drejtimeve:

  • Bachelor në Inxhinieri Informatike
  • Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike
  • Master Profesional në Inxhinieri Informatike

 Njoftohen se:

  1. Kontrolli i parë i diplomës do të zhvillohet më 11-15 Prill 2022, online.
  2. Kontrolli i dytë i diplomës do të zhvillohet më 8-10 Qershor 2022, online.
  3. Kontrolli i tretë i diplomës do të zhvillohet më 15  Korrik 2022, fizikisht

 Çdo student për të realizuar kontrollin e parë duhet:

  • Të kontaktojë me pedagogun me të cilin ka rënë dakord për të udhëhequr dhe zhvilluar punimin e diplomës (lista e pedagogeve dhe fushave që ofrojnë më poshtë);
  • Të vendosin bashkarisht temën/fushën ku do të punojnë për zhvillimin e punimit të diplomës;
  • Të printojë, firmosë së bashku me udhëheqësin formularin qe e gjeni ketu (pranohet edhe firma elektronike nqs nuk e keni takuar udhëheqësin personalisht deri ne daten 15)

Formulari i firmosur nga studenti dhe udhëheqësi, të ngarkohet në formën sipas linkut me poshte, deri më datë 15 Prill 2022 (*)

 (https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx?id=gkx0cy-AFE-zvql98Hh9FywEuuOeXcJNt8cIEpEa81NUM0lDWDhGUUVHOUJWTko5WjBKUEtKQkw3Sy4u);

(*) Ngarkimi i materialit është i mundur vetëm me kredencialet zyrtare të studentit në domain @fti.edu.al

Çdo student për të realizuar kontrollin e dytë duhet:

  • Të ketë kryer kontrollin e parë;
  • Studenti duhet të paraqesë të miratuar nga udhëheqësi (firmosur nga studenti dhe udhëheqësi) rreth 40-60% të punimit të diplomës dhe 3 faqet e para të plotësuara (http://www.fti.edu.al/pages/122);
  • Faqet e para, firmosur nga studenti dhe udhëheqësi, të skanohet (fotografohet);
  • Ta dorëzojë materialin (3 faqet e para + pjesa teorike) për të cilin ka marrë konfirmimin e udhëheqësit deri më date 10 Qershor 2022 duke e ngarkuar në faqen web (*) . Kjo formë do të bëhet aktive në  8 Qershor.


    Çdo student për të realizuar kontrollin e tretë duhet:
  • Të ketë kryer kontrollin e parë dhe të dytë;
  • Studenti duhet të paraqesë të miratuar nga udhëheqësi (firmosur nga studenti dhe udhëheqësi) të gjithë punimin e diplomës në format libër bazuar në formatin e faqosjes së publikuar në faqen web (http://www.fti.edu.al/pages/122);
  • Bashkëlidhur punimit një CD me të gjithë materialin e punimit;
  • Çertifikatë personale ose familjare (e marrë nga e-albania);
  • Vërtetim nga biblioteka shkencore e UPT që nuk ka detyrime të pa shlyera;
  • Vërtetim nga Financa e FTI-së;
  • Ta dorëzojë materialin e firmosur (nga studenti dhe udhëheqësi) më datën e caktuar fizikisht në ambientet e fakultetit, salla 211.

 

Lista e pedagogëve të Departamentit të Inxhinierisë  Informatike                            

Titulli/Grada

Emër Mbiemër

e-mail

Fusha e studimit

Prof. Dr.

Elinda Meçe

ekajo@fti.edu.al

Software engineering, Inteligjenca artificiale, Data mining, NLP

Prof. Asoc.

Genti Daci

gdaci@fti.edu.al

Rrjeta, Sisteme operative

Prof. Asoc.

Igli Tafaj

itafaj@fti.edu.al

Rrjeta, Sisteme operative, siguria kibernetike

Dr.

Dorian Minarolli

dminarolli@fti.edu.al

Rrjeta, Cloud Computing, Arkitekture e sistemeve

Dr.

Evis Trandafili

etrandafili@fti.edu.al

Software engineering, Inteligjenca artificiale,Data mining, NLP

Dr.

Hakik Paci

hpaci@fti.edu.al

Programim, databaze

Dr.

Enida Sheme

esheme@fti.edu.al

Programim web, Cloud Computing, virtual/augmented reality

Dr.

Ina Papadhopulli

ipapadhopulli@fti.edu.al

Programim, software engineering, testim SW, inteligjence artificiale

Msc.

Besjana Muraku

besjana.muraku@fti.edu.al

Programim web, mobile, software engineering

Msc.

Alba Haveriku

alba.haveriku@fti.edu.al

Programim web/Java ,Data mining


  

Pedagogë nga Departamenti Bazat e Informatikes

Titulli/Grada

Emër Mbiemër

e-mail

Fusha e studimit

Prof.

Aleksander Xhuvani

axhuvani@fti.edu.al

Databaze, programim

Dr.

Nelda Kote

nkote@fti.edu.al

Programim web, Databaze, inteligjence artificiale, NLP

 

Dr.

 

Marin Aranitasi

 

maranitasi@fti.edu.al

Rrjeta, Siguria e sistemeve

mobile, SW testing

Dr.

Bojken Shehu

bshehu@fti.edu.al

Baze te dhenash, Siguria e Informacionit

Msc.

Anisa Gjini

agjini@fti.edu.al

Programim, siguria e informacionit

 * Mund të përzgjidhni edhe pedagogë nga Departamenti i Elektronikes dhe Telekomunikacionit.

 


2022-03-30 06:46:08
 
Njoftim - Mbi pranimet në studimet e Ciklit të Tretë
DET - KONTROLL DIPLOMA SEZONI VERË 21-22
Njoftim për kartën e studentit
Zëvendësimi i ditës së Hënë, datë 21 Mars 2022
DII-KONTROLLI I DIPLOMËS, SEZONI I VERES 2022
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka