Hapet thirrja per pedagoge me kohe te pjesshme ne DII dhe DBI

Shpallet konkursi per pedagoge me kohe te pjesshme ne Departamentin e Inxhinierise Informatike dhe Departamentin e Bazave te Informatikes.

Afati i aplikimit date 22 Shtator 2023.

 

Lista e dokumentave të kërkuara

 

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim. (Stafi akademik me kohë të pjesshme i cili angazhohet rishtas në FTI duhet të sjellë vetëm kërkesën me shkrim dhe mund t’i shtojë dosjes çertifikata të cilat i ka fituar gjatë vitit të fundit)
  2. CV e kandidatit;
  3. Fotokopje e ID;
  4. Fotokopje e noterizuar e diplomës Bachelor në Inxhinieri Informatike dhe Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike në FTI, UPT ose të diplomave ekuivalente me to, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi;
  5. Listë e noterizuar e notave e studimeve Bachelor dhe Master i Shkencave, ose i studimeve të ekuivalentuara sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi; Nota mesatare e ponderuar për të dy ciklet e studimit së bashku >= 7.5, është kusht detyrues hyrës;
  6. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton titujt dhe gradat, trajnime, kualifikime, etj. (nëse ka);
  7. Dy rekomandime nga staf akademik i FTI, UPT, ose Universiteti/Fakulteti ku kandidati ka kryer studimet, me titull Profesor ose Prof. Asoc;
  8. Leje me shkrim nga titullari i institucionit/kompanisë ku është i punësuar, që lejon angazhimin e kandidatit në mësimdhënie si pedagog i ftuar në FTI, UPT për vitin akademik 2023-2024.

Dorezimi i dokumentacionit behet te Pergjegjesi i Departamentit Dr. Enida Sheme.


2023-09-11 12:28:41
 
SECOND ALBANIAN-ITALIAN SUMMER SCHOOL IN SYSTEMS ENGINEERING
Ceremonia e diplomimit
DET - KONTROLL DIPLOMA SEZONI VERË 2023-2024
Ndryshim në strukturën mësimore
DII-KONTROLLI I PARE I DIPLOMES, MARS 2024
DII-Mbrojtja e Diplomes dhe Praktikes, Mars 2024
Kriteret e aplikimit dhe nevojat për personel akademik me kohë të pjesshme në DET
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka