FTI hap Programin e Përbashkët të Studimit Master i Shkencave në "Inteligjencë Artificiale dhe Optimizim" me UTC, Francë

Fakulteti i Tekonologjisë së Informacionit hap programin e përbashkët të studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave në "Inteligjencë Artificiale dhe Optimizim" në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Universitetin Teknologjik të Compiègne (UTC), Francë, në vitin akademik 2023-2024.

Master i Shkencave" ne "Inteligiencë Artificiale dhe Optimizim", me 120 kredite dhe kohëzgjatje 2 vite akademike (4 semestra) do të zhvillohet në gjuhën angleze, me formë studimi me kohë të plotë.

Në përfundim të këtij programi studimi lëshohet diplomë e dyfishtë e ciklit  "Master i Shkencave" në "Inteligiencë Artificiale dhe Optimizim", në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe në Fakultetin respektiv në Universitetin Teknologjik të Compiègne (UTC), Francë, referuar nivelit 7 te Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve.

 Veprimtaria akademike në programin e përbashkët të studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave" në "Inteligjence Artificiale dhe Optimizim", në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe në Fakultetin respektiv në Universitetin Teknologjik të Compiègne (UTC), Francë, fillon në vitin akademik 2023-2024

Kriteret e pranimit në programin e përbashkët të studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave" në "Inteligjence Artificiale dhe Optimizim" janë si më poshtë:

 Lejohen të ndjekin këtë program studimi ata kandidatë që zotërojnë një diplomë të ciklit të parë Bachelor në Inxhinieri Informatike, në Inxhinieri Elektronike, në Inxhinieri Telekomunikacioni, në FTI, ose kandidatë që zotërojnë një diplomë të ciklit të parë Bachelor në fushën e Teknologjisë së Informacionit apo të ngjashme, të fituar jashtë FTI. Për kandidatë, të cilët janë diplomuar jashtë vendit duhet të bëjnë njësimin e diplomës në ministrinë përgjegjëse në rast regjistrimi në këtë program studimi.

Përzgjedhja  e studentëve do të bëhet nga vlerësimi i dosjes së aplikimit e cila duhet të përmbajë dokumentacionin si më poshtë:

  1. Formulari i aplikimit – shtojca nr.2
  2. Letër motivimi
  3. Fotokopje të noterizuar të kartonit të diplomes së bashku me suplementin e diplomës (mesatare e ponderuar >= 8)
  4. Fotokopje e noterizuar e mbrotjes së gjuhës angleze (niveli minimal B1)
  5. Fotokopje të noterizuar të deftesës së shkollës së mesme së bashku me listën e notave.
  6. Fotokopje të kartës së identitetit
  7. 2 fotografi    
  8. Njohuri të gjuhës franceze janë të mirëpritura (por jo të detyrueshme)

Komisioni merr në shqyrtim dosjet e kandidatëve, ku prioritet kanë kandidatë që zotërojnë një diplomë Bachelor në FTI.Janë 25 kuota të paracaktuara në kuadrin e bashkëpunimit midis UPT dhe UTC si dhe te miratuara nga MAS. Pranimi përfundimtar kërkon miratimin e institucionit partner dhe pranimit në programin e diplomës që i korespondon.

 

Aplikimet për Master i Shkencave në "Inteligiencë Artificiale dhe Optimizim", 2023-2024 janë në datat 27.09.2023-30.09.2023 , pranë Sekretarisë Mësimore të FTI.


2023-09-13 07:01:30
 
SECOND ALBANIAN-ITALIAN SUMMER SCHOOL IN SYSTEMS ENGINEERING
Ceremonia e diplomimit
DET - KONTROLL DIPLOMA SEZONI VERË 2023-2024
Ndryshim në strukturën mësimore
DII-KONTROLLI I PARE I DIPLOMES, MARS 2024
DII-Mbrojtja e Diplomes dhe Praktikes, Mars 2024
Kriteret e aplikimit dhe nevojat për personel akademik me kohë të pjesshme në DET
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka