APLIKIM PËR TË PËRFITUAR MBËSHTETJE FINANCIARE

Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, në mbështetje të Vendimit nr.386 datë 1.6.2022 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e fushave dhe të programeve të studimit, që përbëjnë prioritet kombëtar dhe mbështetjen financiare të studentëve të shkëlqyer e të studentëve, që ndjekin këto programe në institucionet publike të arsimit të lartë”, i ndryshuar, bën publik njoftimin si më poshtë: Studentët, shtetas shqiptarë, të pranuar në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2023- 2024, për program të parë studimi mund të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare nga buxheti i shtetit, sipas kritereve të përcaktuara, sipas Vendimit Nr. 386, datë 1.6.2022, ndryshuar me VKM-në nr.397, datë 29.6.2023, sipas kategorive më poshtë: - Studentë të shkëlqyer: Studenti me notë mesatare në pranim, që: i. kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë me notë mesatare 10.00; ii. në secilin prej provimeve kombëtare të detyruara të maturës shtetërore është vlerësuar me jo më pak se nota e shkallëzuar 9.5 deri në 10.00.
- Studentët fitues të olimpiadave:
Studenti fitues i njërit prej tri çmimeve të para, në olimpiadat ndërkombëtare të arsimit parauniversitar, me më shumë se 15 vende pjesëmarrëse, pavarësisht notës mesatare, kur pranohet në programe studimi, që lidhen me lëndën/t/disiplinën ku ka fituar çmimin.
- Studentë në programe prioritare:
Studenti i cili ka zgjedhur të ndjekë një prej programeve të studimit, që përbën prioritet kombëtar, të përcaktuar me Vendim nr.386 datë 1.6.2022 të Këshillit të Ministrave të ndryshuar me VKM nr.397, datë 29.6.2023. Aplikimet dorëzohen pranë Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL), në rrugë postare, me e-mail ne adresën: info.akfal@arsimi.gov.al ose dorazi në adresën: rruga “Naim Frashëri”, nr.37, Tiranë, nga data 18 Tetor 2023 – 18 Dhjetor 2023.

 

Formulari i aplikimit


2023-11-02 09:39:28
 
Hapet Thirrja për Mobilitete në kuadër të Erasmus+, në Universitetin Teknologjik të Compiegne, Francë
APLIKIM PËR TË PËRFITUAR MBËSHTETJE FINANCIARE
NJOFTIM - MBI PRANIMET NË STUDIMET E CIKLIT TË TRETË
Workshop në kuadër të projektit "Implementimi i teknikave të "Photogrammetry Stereo" për rindërtimin 3D të objekteve
NJOFTIMI PER STUDENTËT MASTER SHKENCOR/PROFESIONAL QË PËRFITOJNË REDUKTIM TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT
PËRJASHTIMET NGA TARIFA E SHKOLLIMIT DHE PËRFITIMIN E BURSAVE
Rregjistrimet në Ciklin e Dytë të Studimeve, Master i Shkencave dhe Master Profesional
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka