Hapet Thirrja për Mobilitete në kuadër të Erasmus+, në Universitetin Teknologjik të Compiegne, Francë

Hapet Thirrja për Mobilitete (Bursa) Studentësh të UPT-së në kuadër të Marrëveshjes Erasmus+, në Universitetin Teknologjik të Compiegne, Francë

 

Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 biletarale, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët të Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT), Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, në Universitetin Teknologjik te Compiegne (UTC), në Francë .

 

Nivelet e mobilitetit për studentët:

 

  • Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në programin e studimit Bachelor në Inxhinieri Informatike, Bachelor në Inxhinieri Elektronike dhe Bachelor në Inxhinieri Telekomunikacioni, në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, Universiteti Politeknik i Tiranës).
  • Master i Shkencave (studentët duhet të jenë të regjistruar në programin e studimit Master i Shkencave ne Inxhinieri Informatike, Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Telekomunikacioni, në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, Universiteti Politeknik i Tiranës).

 

 

Kohëzagjatja e bursave:

 

-      Numri i total i bursave/mobiliteteve në dispozicion për këtë thirrje, për nivelin Bachelor dhe Master i Shkencave së bashku është:            2(dy) mobilitete (studente) , 6 muaj cdo mobilitet (një semester).

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët Bachelor dhe Master i Shkencave:

 

- CV;

- Foto personale;

- Kopje e Pasaportës;

- Listë notash të studimeve Bachelor deri në momentin e aplikimit (për studentët Bachelor);

- Listë notash e studimeve Master deri në momentin e aplikimit (për studentët Master i Shkencave);

- Diplomë e nivelit Bachelor (fotokopje, për studentët Master i Shkencave);

- Letër Motivimi (në gjuhën angleze ose franceze);

- Certifikatë e gjuhës franzece, niveli minimal i përcaktuar B2 për aplikim në UTC Bachelor

- Certifikatë e gjuhës angleze , niveli minimal i përcaktuar B2 ;

- Dokumenti Learning Agreement (pasi të shpalleni fitues)*.

 

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin Politeknik të Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

 

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Teknologjik te Copmiegne (UTC), lëndë të njëjta ose ekuivalente me ato që do të kryenit në semestrin përkatës në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin përkatës, atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga përgjegjësi i departamentit që ofron pragramin e studimit, dhe nga Zv/Rektori i UPT-së për Anën Shkencore dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

 

Afati për aplikim për studentët: deri më  20 Nëntor 2023, ora 12:00

 

Aplikimi kryhet në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, sekretaria e Dekanit.  Dokumentat e cituara më sipër duhet të dorëzohen në hard copy të firmosura dhe të nisen elektronikisht në adresën e email: [email protected];

 

 

Për më shumë informacion mbi UTC, France mund të kontaktoni:

Prof. Dritan Nace, email: [email protected];

 

Për informacione shtesë në lidhje me procesin e aplikimit ne FTI mund të kontaktoni në email:

[email protected]; [email protected];

 

  

 

D E K A N A T I

 


2023-11-05 12:27:16
 
SECOND ALBANIAN-ITALIAN SUMMER SCHOOL IN SYSTEMS ENGINEERING
Ceremonia e diplomimit
DET - KONTROLL DIPLOMA SEZONI VERË 2023-2024
Ndryshim në strukturën mësimore
DII-KONTROLLI I PARE I DIPLOMES, MARS 2024
DII-Mbrojtja e Diplomes dhe Praktikes, Mars 2024
Kriteret e aplikimit dhe nevojat për personel akademik me kohë të pjesshme në DET
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka