DET - KONTROLL DIPLOMA SEZONI DIMËR 2023-2024

KONTROLLI I DIPLOMËS, SEZONI DIMËR 2023-2024

Departamenti i Elektronikës dhe Telekomunikacionit

NJOFTIM

Studentët e drejtimeve:

  • Bachelor në Inxhinieri Elektronike
  • Bachelor në Inxhinieri Telekomunikacioni
  • Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike
  • Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni
  • Master Profesional në Teknologji Informacioni

 

  1. Kontrolli i parë i diplomës (për studentët që nuk e kanë kryer në muajin korrik) do të zhvillohet deri më 17 Janar 2024.

  2. Kontrolli i dytë i diplomës do të zhvillohet deri më 01 Shkurt 2024.

  3. Kontrolli i tretë i diplomës do të zhvillohet më 16 Shkurt 2024, ora 9:00, salla 304, FTI.

 

Çdo student për të realizuar kontrollin e parë duhet:

  • Të kontaktojë me pedagogun me të cilin ka renë dakord për të udhëhequr dhe zhvilluar punimin e diplomës (lista e pedagogëve më poshtë);
  • Të vendosin bashkarisht temën/fushën ku do të punojnë për zhvillimin e punimit të diplomës;
  • Të printojë, firmosi së bashku me udhëheqësin faqen e parë (http://www.fti.edu.al/pages/122);
  • Materiali i firmosur nga studenti dhe konfirmuar nga udhëheqësi, të skanohet (fotografohet);
  • Ta dorëzojë materialin e firmosur deri më datë 17 Janar 2024 duke e ngarkuar në faqen web (*):(https://forms.office.com/e/Bd9PtXWWyC).

 

 

Çdo student për të realizuar kontrollin e dytë duhet

  • Të ketë kryer kontrollin e parë;
  • Studenti duhet të paraqes të miratuar nga udhëheqësi (firmosur nga studenti dhe udhëheqësi) rreth 40-60% të punimit të diplomës dhe faqet e para të plotësuara (http://www.fti.edu.al/pages/122);
  • Materiali i firmosur nga studenti dhe udhëheqësi, të skanohet (fotografohet);
  • Ta dorëzojë materialin e firmosur deri më datë 01 Shkurt 2024 duke e ngarkuar në faqen web (*):(https://forms.office.com/e/eryvLYdtNP).

  

 

(*) Ngarkimi i materialit është i mundur vetëm me kredencialet zyrtare të studentit në domain @fti.edu.al

 

Çdo student për të realizuar kontrollin e tretë duhet:

  • Të ketë kryer kontrollin e parë dhe të dytë;
  • Studenti duhet të paraqes të miratuar nga udhëheqësi (firmosur nga studenti dhe udhëheqësi në origjinale, jo fotokopje apo e skanuar) të gjithë punimi e diplomës në format libër bazuar në formatin e faqosjes së publikuar në faqen web http://www.fti.edu.al/pages/122 me tre faqet e para të plotësuara me kompjuter;
  • Bashkëlidhur punimit një CD me të gjithë materialin e punimit;
  • Çertifikatë personale ose familjare (e marrë nga e-albania);
  • Vërtetim nga biblioteka shkencore e UPT që nuk ka detyrime të pa shlyera;
  • Ta dorëzojë materialin e firmosur (nga studenti dhe udhëheqësi) më datë 16 Shkurt 2024, ora 09:00, fizikisht në ambientet e fakultetit.

 

Shënim për rikujtesë në plotësimin korrekt të tre faqeve të para:

Tre faqet e para duhet të jenë të plotësuara në të gjitha pjesët e tyre vetëm me kompjuter (jo shkrim dore apo stilolaps). 

  • data e kontrollit të parë është 17 Janar 2024, dhe kontrolli është zhvilluar nga udhëheqësi;
  • data e kontrollit të dytë është 01 Shkurt 2024, dhe kontrolli është zhvilluar nga udhëheqësi;
  • data e kontrollit të tretë është 16 Shkurt 2024, dhe kontrolli është zhvilluar nga Përgjegjësi i Departamentit.

 

Lista e pedagogëve të Departamentit të Elektronikës dhe Telekomunikacionit (rend alfabetik)

Titulli/Grada

Emër Mbiemër

e-mail

Prof. Dr.

Aleksandër Biberaj

abiberaj @ fti.edu.al

Prof. Dr.

Bexhet Kamo

bkamo @ fti.edu.al

Prof. Dr.

Elma Zanaj

ezanaj @ fti.edu.al

Prof. Dr.

Elson Agastra

eagastra @ fti.edu.al

Prof. Dr.

Rozeta Miho

rmiho @ fti.edu.al

Prof. Dr.

Indrit Enesi

ienesi @ fti.edu.al

Prof. Dr.

Vladi Koliçi

vkolici @ fti.edu.al

Prof. Asoc.

Algenti Lala

alala @ fti.edu.al

Prof. Asoc.

Evjola Spaho

espaho @ fti.edu.al

Prof. Asoc.

Olimpjon Shurdi

oshurdi @ fti.edu.al

Dr.

Alban Rakipi

arakipi @ fti.edu.al

Dr.

Desar Shahu

dshahu @ fti.edu.al

Dr.

Ilir Shinko

ishinko @ fti.edu.al

Dr.

Mirjeta Alinçi

malinçi @ fti.edu.al

Dr.

Sanije Çela

scela @ fti.edu.al

Msc.

Anduel Kuqi

anduel.kuqi @ fti.edu.al

Msc.

Erison Ballasheni

eballasheni @ fti.edu.al

Msc.

Gledis Basha

gledis.basha @ fti.edu.al

Msc.

Veranda Syla

veranda.syla @ fti.edu.al

 


2024-01-09 08:56:24
 
DII-KONTROLLI I PARE I DIPLOMES, MARS 2024
DII-Mbrojtja e Diplomes dhe Praktikes, Mars 2024
Kriteret e aplikimit dhe nevojat për personel akademik me kohë të pjesshme në DET
Aplikim për të përfituar nga skema e kreditimit studentor
DII-MBROJTJA E PRAKTIKES DHE DIPLOMES,2024
Mbrojtja e praktikës mësimore dhe diplomës në DET, sezoni i dimrit
DII-KONTROLLI I TRETE I DIPLOMES DHE DOREZIMI I PRAKTIKES,2024
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka