Aplikimet në ciklin e dytë të studimeve ne DET, viti akademik 2013 - 2014
NJOFTIM
Për aplikimet në ciklin e dytë të studimeve, viti akademik 2013 - 2014
Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike
Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni
Master Profesional në Teknologji Informacioni
Njoftohen kandidatët se aplikimet për masterat e sipërshënuar bëhen pranë Departamentit të Elektronikës dhe Telekomunikacionit, salla 205, kati i dytë, djathtas (FTI), në datat:
25, 26, 27, 30 Shtator 2013; si dhe 1, 2 dhe 3 Tetor 2013; ora 09:00 deri në orën 14:00.
Kandidati duhet të paraqitet personalisht dhe të dorëzojë dokumentacionin e mëposhtëm:
Kërkesë për aplikim dhe Deklaratë e kandidatit që vërteton se nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi të ciklit të dytë, “Master Profesional” dhe “Master Shkencor”, në Institucionet e Arsimit të Lartë.
Fotokopje të noterizuar të diplomës së ciklit të parë të studimeve të shoqëruar me listën origjinale të notave.
Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) dhe fotokopje të tyre. Në dosje të mbahet fotokopja e kartës së identitetit ose e pasaportës.
Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 2.500 lekë, paguar në Postën Shqiptare.
Shënim: Studentët e FTI, që janë në proces diplomimi në Tetor 2013, të paraqiten për aplikim, vetëm pas mbrojtjes së diplomës, në datat 2 dhe 3 Tetor. Vetëm për këta studentë nuk do të dorëzohet dokumentacioni i pikës 2.
DEKANI
2013-09-24 15:36:06
LISTA E RENDITUR E APLIKANTËVE NË FTI, RAUNDI II, BACHELOR, VITI AKADEMIK 2023-2024