Sistem etiketimi standard morfologjik dhe sintaksor për gjuhën shqipe

Përdorimi i Metodave të Inteligjencës Artificiale në Përpunimin e Teksteve në Gjuhën Shqipe 

 

Agjencitë ekzekutuese: Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Departamenti i Gjuhësisë, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Universiteti i Tiranës 

 

Agjencia financuese: Agjencia e Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) 

 

Programi: Programet Kombëtare Kërkimit dhe Zhvillimit/Programi Kombëtar "Sistemet dhe Teknologjitë e Informacionit (STI)" 

 

Drejtues i projektit: Dr. Nelda Kote 

 

Personeli i përfshirë në projekt: 

 

Dr. Nelda Kote FTI/UPT 

Prof. Elinda Meçe FTI/UPT 

Dr. EvisTrandafili FTI/UPT 

M.Sc. AlbaHaveriku FTI/UPT 

M.Sc. Kilta Meka FTI/UPT 

Dr. Elsa Skënderi Rakipllari FHF/UT 

Prof. Asoc. Anila Çepani Sema FHF/UT 

Prof. Asoc. Lindita Xhanari FHF/UT 

Prof. Asoc. RozanaRushiti FHF/UT 

Prof. Asoc. Albana Ndoja FHF/UT 

 

Qëllimi: 

 

Projekti ka si qëllim të krijojë një sistem etiketimi standard morfologjik, sintaksor, për temëzimin, emërtimin e entiteteve dhe të tipave të fjalive për gjuhën shqipe duke u bazuar në modele të gjuhëve ndërkombëtare si anglishtja por në përputhje me rregullat e gjuhës shqipe. Synim tepër i rëndësishëm i këtij projekti është krijimi me kritere shkencore i një korpusi në gjuhën shqipe, të etiketuar në nivel morfologjik, sintaksor, semantik, etj. duke u bazuar sistemin e etiketimit standard të realizuar po në kuadër të këtij projekti. Është e domosdoshme që të ngrihet infrastruktura e nevojshme softuerike për krijimin, ruajtjen dhe menaxhimin e korpusit të etiketuar, si dhe trajnimin e një etiketuesi, i cili bën etiketimin e vazhdueshëm automatik të teksteve në gjuhën shqipe dhe ky është qëllimi i tretë i projektit. 

 

Objektivat: 

 

  • Propozimi i një standardi etiketimi për gjuhën shqipe duke u bazuar në rregullat e gjuhës shqipe standarde.  

  • Organizimi i një workshop-i me palët e interesit, gjuhëtarë dhe studiues të TIK-ut dhe jo vetëm, që punojnë në fushën e PGJN-së. Prezantimi dhe diskutimi i standardit të etiketimit për gjuhën shqipe. 

  • Zbatimi i aplikacioneve softuerike të cilat ndihmojnë në etiketimin e korpusit dhe i bazës së të dhënave për korpusin e etiketuar në gjuhën shqipe.  

  • Mbledhja dhe përzgjedhja me kritere të përcaktuara qartë i teksteve për korpusin në gjuhën shqipe, i cili do të etiketohet mbi bazën e standardit të propozuar për etiketimin. Përzgjedhja e korpusit luan një rol shumë të rëndësishëm në sistemet e etiketimit automatik. Ky korpus duhet të jetë sa më gjithëpërfshirës në fusha dhe me fjali sa më afër gjuhës së sotme. 

  • Etiketimi manual i korpusit të përzgjedhur nga gjuhëtarët në mbështetje me ekspertët e TIK-ut. 

  • Zbatimi, trajnimi dhe testimi i etiketuesit për tekste në gjuhën shqipe me cilësi e saktësi të lartë etiketimi. Përzgjedhja e teknologjive më të mira për të zbatuar këtë etiketues. 

  • Publikimi i së paku dy artikujve në konferenca apo revista shkencore brenda ose jashtë vendit; 

  • Publikimi i sistemit të etiketimit dhe të korpusit të etiketuar në mediat online me qasje të hapur; 

  • Promovimi i rëndësisë dhe diseminimi i rezultateve të arritura të projektit në  faqet dhe kanalet zyrtare të IAL-ve përkatëse dhe në mediat audio-vizive kombëtare. 

 

Kontakt:  

Nelda Kote 

Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit 

Universiteti Politeknik i Tiranës 

Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë 

Telefon: +35542278159 

                 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka