Njoftohen studentët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit të cilët nuk kanë kryer ende pagesen e tarifes se shkollimit, afati i fundit i pagesës eshte data 10 Qershor 2021.
Studentët e Ciklit të Dytë në Master i Shkencave dhe Master Profesional duhet të shlyejnë brenda kësaj date edhe këstin e dytë të tarifës së shkollimit .
Faturat per arketim mund ti gjeni bashkëngjitur njoftimit sipas viteve perkatese në faqen www.fti.edu.al. Pagesa do të kryhet në OTP BANK (Societe General Albania). Pasi të ketë kryer pagesën, studentët duhet të dorëzojnë pranë degës së financës një kopje të faturës së bankës.
Sqarojmë se studentët e Viti të II dhe të III Bachelor (të rregullt) të cilët janë me notë mesatare mbi 6 kanë tarifë të reduktuar.
Studentët e Vitit të III Bachelor (përsëritës), dhe studentët përsëritës në Master i Shkencave dhe Master Profesional paguajnë kreditet e lëndëve të mbartura dhe duhet të tërheqin faturën për arkëtim pranë zyrës së financës.
Për cdo paqartësi kontaktoni degën e finances në orarin 10:00-14:00 cdo dite ose me e-mail financa@fti.edu.al.
Faturat e pagesës për Ciklin e Parë Bachelor dhe për Ciklin e Dytë Master. |