DII - Njoftim per Kontrollin III te Diplomave, Mbrojtja e Diplomave dhe Praktikave
Studentët e drejtimeve:
Bachelor në Inxhinieri Informatike
Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike
Master Profesional në Inxhinieri Informatike
Njoftohen se:
Kontrolli i tretë i diplomës dhe dorëzimi i praktikës (nqs është e pavarur nga diploma) do të zhvillohet më 16 Korrik 2021, ora 10:00 ne sallat 211 - Bachelor dhe salla 214 - Master.
Çdo student për të realizuar kontrollin e tretë të Diplomës duhet:
Të ketë kryer kontrollin e parë dhe të dytë;
Studenti duhet të paraqesë të miratuar nga udhëheqësi (firmosur nga studenti dhe udhëheqësi) të gjithë punimin e diplomës në format libër bazuar në formatin e faqosjes së publikuar në faqen web http://www.fti.edu.al/pages/122;
Bashkëlidhur punimit një CD me të gjithë materialin e punimit;
Çertifikatë personale ose familjare (e marrë nga e-albania);
Vërtetim nga biblioteka shkencore e UPT që nuk ka detyrime të pa shlyera;
Vërtetim nga Financa e FTI-së;
Ta dorëzojë materialin e firmosur (nga studenti dhe udhëheqësi) më datën e caktuar fizikisht në ambientet e fakultetit, salla 214,211:
2. Mbrojtja e Praktikave dhe Diplomave do te zhvillohet ne date 22 Korrik 2021 ora 09:00 ne auditor, salla 214.
Lista e pedagogëve të Departamentit të Inxhinierisë Informatike