DET-Kontrolli i tretë i diplomës dhe praktikës Vjeshte 2022
KONTROLLI I TRETË (përfundimtar) I DIPLOMËS, SEZONI I VJESHTËS 2021-2022
Dorëzimi i relacionit të praktikës
Departamenti i Elektronikës dhe Telekomunikacionit
NJOFTIM
Studentët e drejtimeve:
Bachelor në Inxhinieri Elektronike
Bachelor në Inxhinieri Telekomunikacioni
Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike
Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni
Master Profesional në Teknologji Informacioni
Kontrolli i tretë i diplomës do të zhvillohet më 26 Shtator 2022, ora 9:00, salla 304, FTI.
Çdo student për të realizuar kontrollin e tretë duhet:
Të ketë kryer kontrollin e parë dhe të dytë;
Studenti duhet të paraqes të miratuar nga udhëheqësi (firmosur nga studenti dhe udhëheqësi në origjinale, jo fotokopje apo e skanuar) të gjithë punimi e diplomës në format libër bazuar në formatin e faqosjes së publikuar në faqen web http://www.fti.edu.al/pages/122 me tre faqet e para të plotësuara me kompjuter;
Bashkëlidhur punimit një CD me të gjithë materialin e punimit;
Çertifikatë personale ose familjare (e marrë nga e-albania);
Vërtetim nga biblioteka shkencore e UPT që nuk ka detyrime të pa shlyera;
Ta dorëzojë materialin e firmosur (nga studenti dhe udhëheqësi) më datë 26 Shtator 2022 fizikisht në ambientet e fakultetit.
Shënim për rikujtesë në plotësimin korrekt të tre faqeve të para:
Tre faqet e para duhet të jenë të plotësuara në të gjitha pjesët e tyre vetëm me kompjuter (jo shkrim dore apo stilolaps).
data e kontrollit të parë është 22 Korrik 2022, dhe kontrolli është zhvilluar nga udhëheqësi;
data e kontrollit të dytë është 09 Shtator 2022, dhe kontrolli është zhvilluar nga udhëheqësi;
data e kontrollit të tretë është 26 Shtator 2022, dhe kontrolli është zhvilluar nga Përgjegjësi i Departamentit.
Relacioni i praktikës
Studenti duhet të paraqesë relacionin e praktikës (me kapak plastik), të firmosur nga vetë studenti, shoqëruar me vërtetimin nga eprori në kompaninë / Institucionin ku ka zhvilluar praktikën.
Data e mbrojtjes se praktikës dhe diplomës do të njoftohet në njoftim të dytë në vijim.
2022-09-18 18:06:01
Hapet Thirrja për Mobilitete në kuadër të Erasmus+, në Universitetin Teknologjik të Compiegne, Francë