MATJE NË RADIOFREKUENCË
Kodi i lëndës
|
Semestri
|
Kreditet e lëndës
|
Kredite
|
Leksione
|
Ushtrime/
Seminare
|
Laboratore
|
Detyra
|
|
I
|
3
|
1
|
1
|
1
|
6
|
Titullari i lëndës: Algenti Lala, Dr.
Objektivat e lëndës
|
|
Në programin e lëndës do të trajtohen aparatet dhe metodat matëse më të përdorshme, të cilat përbëjnë njohuritë e domosdoshme në përgatitjen e përgjithshme të inxhinierëve elektronikë dhe të telekomunikacionit. Lënda ka për qëllim të japë njohuri të mëtejshme për përcaktimin sasior të një parametri,vrojtimin e një proçesi,kontrollin e një proçesi si dhe konfirmimin praktik të vlerave eksperimentale.
|
Programi i lëndës
|
|
|
|
|
|
|
Matja e R, L dhe C me urat e Vistonit, urën diferenciale dhe me urën “T” të dyfishtë. Metoda rezonuese e matjes së parametrave të përqendruar. Faktori i cilësisë së qarkut Q-metri dhe matjet me anë të tij të parametrave të qarqeve me parametra të përqendruara dhe të shpërndara. Elementët kampion. Problemet kryesore të matjes së shfazimit. Mënyrat e ndryshme të matjes së këndit të shfazimit.Matjet e fazës dhe problemet në frekuencat e larta.
Matjet vektoriale të tensionit. Impedanciometri vektorial. Problemet e përgjithshme të analizës spektrale të sinjaleve. Analizatorët e ndryshëm spektral ndërtimi dhe përdorimi. Analiza spektrale e lëkundjeve AM, FM dhe frekuenca mbi 1GHz. Matja e koeficientit të shtrembërime jolineare. Matja e fuqisë në frekuencat e larta dhe shumë të larta. Karakteristikat e përgjirthshme të vatmetrave elektronik. Vatmetrat kalorimetrik: me mjedis ftohës, vatmetrat e termikë bolometrik. Kompensimi i ndryshimeve të temperaturës në vatmetrat bolometrik. Vatmetrat e fuqisë kalimtare. Vatmetri me efektin e Hall-it. Matja e fuqisë në frekuenca të larta dhe në fibrat optike. Problemet e përgjithshme të matjes së intensitetit të fushës elektromagnetike (E, H, P). Metodat për matjen e intensitetit të fushës elektrike dhe magnetike. Matësit e intensitetit të fushës elektrike e magnetike në frekuenca mbi 1 GHz. Parimet e matjeve për fushën në afërsi dhe atë në largësi. Metodat e matjeve për fushën elektrike dhe atë magnetike. Matja e densitetit te fuqisë. Skemat bllok të gjeneratorëve të sinjalve. Realizimi i gjeneratorëve të frekuencave të larta. Sintezatori i frekuencës dhe realizimet e ndryshme të tyre. Parimi i ndërtimit të analizatorit vektorial të rrjetit. Kalibrimi dhe korrigjimi i gabimit. Matja e parametrave të qarqeve me dy porta si rezistenca valore, këndi i shfazimit, koha e vonesës etj. Përparësitë e përdorimit të Oshiloskopi digital me kujtesë (ODK). Kritere të përgjithshme përdorimi të ODK. Konsiderata për kujtesën. Matjet me kursor dhe përpunimi i sinjaleve.
Literatura e rekomanduar për lëndën
|
|
A.W.Scott, Rf measurements for cellular phones and wireless data systems, 2008, John Wiley&Sons, ISBN 9780470129487;
|
H. Trzaska, Electromagnetic field measurements in the near field, 2006, Noble Publishing, ISBN 978188493210X;
|
V. Prasad, Engineering electromagnetic compatibility: principles, measurements, technologies, and computer models, 2008, John Wiley&Sons, ISBN 9780780347434;
|
|
|
|
J. Agalli, Matjet elektronike, 2007, ShBLU, ISBN 9789992704325;
|
P.Clayton, Introduction to electromagnetic compatibility, 2005, John Wiley&Sons, 9780471755005;
|
S.Makarov, Antenna and EM modeling with Matlab, 2002, John Wiley&Sons, ISBN 9780471218760
|
P.Russer, Electromagnetic ,microwave circuit and engineeering antenna deign for communication, Artech House, ISBN 1580535321;
|
|
|
|
|
<<< kthehu pas<<<
|