KONTROLL AUTOMATIK I, II |
KONTROLL AUTOMATIK I, II
Kodi i lëndës
|
Semestri
|
Kreditet e lëndës
|
Kredite
|
Leksione
|
Ushtrime/
Seminare
|
Laboratore
|
Detyra/ Praktika
|
|
II
|
4
|
2
|
1
|
1
|
8
|
Titullari i lëndës: Gëzim Karapici, Profesor
Objektivat e lëndës
|
|
Lënda ka për qëllim të japë njohuritë bazë në parimet e përgjithshme dhe mënyrat e funksionimit të sistemeve të kontrollit me një hyrje e një dalje. Në konceptet e modelimit matematik të sistemeve. Në konceptet e lidhjes së kundërt dhe qëndrueshmërisë të sistemeve të kontrollit automatik, projektimit të sistemeve të kontrollit si dhe në zgjedhjen dhe përdorimin e mjeteve themelore për analizën dhe sintezën e sistemeve të kontrollit.
|
Programi i lëndës
|
|
Hyrje në sistemet e kontrollit. Modelet matematike. Transformimet e Laplace. Funksionet e Transmetimit të sistemeve. Bllokskemat – metoda strukturore. Metoda e grafëve të sinjaleve. Metoda e Frekuencës- Karakteristika amplitudo -fazore dhe diagramet Bode. Metoda e variablave të gjendjes. Lidhja midis ekuacioneve të gjendjes dhe matricës/funksionit të transmetimit. Modelimi Analog. Qëndrueshmëria e sistemeve Lineare, Kriteri Routh Hurwitz. Qëndrueshmëria në zonën e frekuencës, Kriteri Nyquist dhe Qëndrueshmëria Relative. Modelimi Analog.Cilësia e sistemeve. Cilësia në regjim të vendosur.Gabimi statik dhe tipi i sistemeve.Cilësia në regjim kalimtar. Treguesit e cilësisë në zonën e kohës dhe në planin s. Vlerësimi i cilësisë së sistemit. Metoda e Vendit Gjeometrik të Rrënjëve (VGJR) në projektimin e sistemeve të kontrollit automatikë (SKA). Sinteza Klasike e SKA. Sinteza e EPF me ndihmën e VGJR. Sinteza e EVF me ndihmën e Diagrameve Bode. Përdorimi i MATLAB-it për sintezën e EPF dhe EVF. Sinteza Moderne e SKA. Sinteza me Vendosje të poleve. Formula e Ackerman. Konceptet e Drejtueshmërisë dhe Vëzhgueshmërisë, Kriteret. Vëzhguesit Asimtotikë të Gjendjes : Vëzhguesi i plotë i gjendjes. Vëzhguesit Asimtotikë të Gjendjes: Vëzhguesi i pjesshëm i gjendjes. Përdorimi i MATLAB-it për sintezën Moderne. Kontrolli Numerik - Koncepte bazë. Kampjonimi dhe Rindërtimi i Sinjalit të Vijueshëm. Modelet matematike për sistemet diskrete - Z transformimi (Tr.Diskret i Laplace). Diskretizimi i ekuacioneve të gjendjes së vijueshme - Ekuacionet e gjendjes. Qëndrueshmeria e SKN. Koncepte të qëndrueshmërisë së sistemeve lineare diskrete. Kriteri i Jury-it. Kriteri i Nyquist-it dhe i Lyapunov-it. Përdorimi i MATLAB për analizën e SKN. Sinteza e SKN. Sinteza direkte e SKN. Algoritmi i shuarjes më të shpejte dhe ai Dahlin. Sinteza me Vendosje të poleve dhe me lidhje te kundërta sipas gjendjeve. Përdorimi i MATLAB për sintezën e SKN.
|
Literatura e rekomanduar për lëndën
|
|
G. Karapici, Leksione të Kontrollit Automatik, 2012;
|
G. Karapici, Automatika e Sistemeve Elektroenergjetike, Pj.I, 1985; Pj.II, 1986, SHBLU;
|
Franklin G.F., Powell J.D., Emami-Naeini, Feedback Control of Dynamic Systems, 6th Ed.
2009, Prentice Hall ISBN-13: 978-0136019695;
|
Ogata K. Modern Control Engineering 5th Ed.2009, Prentice Hall ISBN-13: 978-0136156734;
|
Golnaraghi F., Kuo B.C. Automatic Control Systems, 9th Ed. 2009, Wiley ISBN-13: 978-0470048962;
|
R.C.Dorf, R.H. Bishop, Modern Control Systems, 12th Ed. 2010, Prentice Hall ISBN-13:978-0136024583;
|
|
|
|
|
|
|
<<< kthehu pas<<<
|
|